Situatë e vështirë edhe në Gramsh, zjarri përfshinë një tjetër fshat, nis evakuimi i banorëve
Situata e zjarreve në Gramsh, në zonat rurale të Bashkisë, vijon të jetë problematike, ndërsa në orët e mbrëmjes, raportohet për evakuimin e banorëve edhe nga një tjetër fshat. Gjatë ditës së sotme në Bashkinë e Gramshit janë evakuuar banorët e 6 fshatrave. Të fundit që u evakuuan ishin banorët e Kodovjatit.
Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes në informacionin e fundit të saj bën të ditur:
Qarku Elbasan
Kullollas – Gramsh – Situatë e rënduar, është raportuar një humbje jete. Banorët janë evakuuar. Për shkak të flakëve janë bllokuar edhe disa rrugë që lidhin fshatrat. Në bashkinë Gramsh janë marrë masa për strehimin e banorëve të evakuuar.
Mukaj dhe Sojnik – Gramsh – Situatë problematike. Mbi 150 forca po punojnë për izolimin e zjarrit në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Është kërkuar ndërhyrja me 50 forca operacionale FA. Në terren janë edhe forcat zjarrfikëse të Elbasanit dhe Gramshit afër fshatit Snosëm e Sojnik, të shoqëruara edhe nga punonjës bashkiak e banorë të zonës.

English
French
German
Italian

