a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeAktualitetGramsh/ Zjarr i fuqishëm në afërsi të fshatit Sojnik, njësia administrative Kukur

Gramsh/ Zjarr i fuqishëm në afërsi të fshatit Sojnik, njësia administrative Kukur

Gramsh/ Zjarr i fuqishëm në afërsi të fshatit Sojnik, njësia administrative Kukur

Një vatër zjarri me përmasa të mëdha është shfaqur në orët e vona të së dielës në afërsi të fshatit Sojnik, në Njësinë Administrative Kukur, pjesë e bashkisë Gramsh.

Sipas banorëve të zonës, zjarri ka përfshirë një masiv pyjor të dendur, ku ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është pothuajse e pamundur për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së aksesit rrugor.Zjarri vijon të përhapet me shpejtësi për shkak të erërave dhe thatësirës që ka përfshirë rajonin në ditët e fundit.

Autoritetet lokale janë në dijeni të situatës dhe kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar nga banorët, ndërsa pritet ndërhyrja nga ajri .

Ngjarja ka ngritur shqetësim të madh mes banorëve të fshatit Sojnik dhe zonave përreth, ndërsa rreziku për përhapje të mëtejshme drejt zonave të banuara mbetet i lartë nëse zjarri nuk vihet nën kontroll në kohë.

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment