Video/ Nënkryetari i Bashkisë Gramsh Tajar Bici:”Nuk do të lejohet parkimi i makinave në qendër të qytetit”
Me vendim të këshillit bashkiak u vendos që në bulevardin e qytetit nuk do të lejohet parkimi i makinave. Parkim i ri do të ndërtohet në një tjetër vend po në qytet sipas nënkryetarit të bashkisë Gramsh Tajar Bici vendimi është marr në mbledhjen e radhës kur u miratua buxheti i Bashkisë së këtij viti.
Dhe u miratua nga të gjithë keshilltarët.
Projekti i ndërtimit te parkimit të automjeteve ka filluar dhe do të përfundojë brenda 45 ditëve.
Investimi është me fonde te Bashkisë.
Tjetër projekt i bashkisë do të jetë edhe ai i parkimit të automjeteve në rrugët dytësore në qytet.