Rihapet Kopshti Nr 1 në Gramsh, pezullohet ushqimi deri në një urdhër të dytë
Pas inspektimit Inspektoriati Shtetëror Shqiptar ka vendosur rihapjen e kopshtit të fëmijëve në qytetin e Gramshit.
Pak ditë më parë në këtë kopsht nga sëmundja e Salmonelës u preken një numër i konsiderueshëm fëmijësh.
Falë nderhyrjes ne kohë nga prindërit e tyre dhe e mjekëve dhe personelit shëndetsor në spitalin bashkiak të këtij qyteti, fëmijët morën ndihmën e parë mjeksore dhe e kaluan sëmundjen e salmonelës pa probleme.
Edhe fëmija tjetër që ishte prekur me rëndë tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe këto ditë do të rikthehet përsëri frekuentimit të kopshtit.
Sipas drejtoreshës së kopshtit Mimoza Çekrezi, kopshti ka hapur përsëri dyert për fëmijët.
Në ditën e parë kemi patur një numër të ulet të fëmijëve dhe brenda kesaj jave do te kemi frekuenitimi e dikurshem.
Inspektoriati Shtetëror ushtroi kontroll te imtësishëm në kopsht , nga kushtet higjeno – sanitare dhe deri në kuzhinë.
Deri në një urdhër të dytë kopshti do jetë pa ushqim për fëmijët.
Nga ana tjetër edhe Bashkia e qytetit ka vënë në dispozicion të kopshtit të gjitha mjetet e nevojshme për përmirësimin e kushteve në kopshtin e fëmijëve.