Gramsh / Konfirmim i dhimbshëm nga policia, dy djem humbën jetën
Dy të rinj punëtorë humbin jetën nga rrëshkitja e dheut në një kantier ndërtimi në Gramsh
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur gjatë punës në një kantier ndërtimi në fshatin Holta, në njësinë administrative të Gramshit.
Ngjarja ndodhi gjatë punimeve në një kantier ndërtimi, ku dyshohet se masivi i dheut ka rrëshkitur aksidentalisht dhe ka zënë poshtë një automjet pune, në të cilin ndodheshin dy persona.
Sipas informacionit paraprak të bërë publik nga Policia e Shtetit, dyshohet se gjatë punimeve ka ndodhur një rrëshqitje dheu, e cila ka zënë për poshtë dy punëtorët.
Viktimat janë identifikuar si shtetasit Abaz Basha, 22 vjeç dhe Egzon Llleshi, 32 vjeç.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Deri më tani nuk ka të dhëna të tjera mbi shkaqet e mundshme të rrëshqitjes apo mbi kushtet e sigurisë në kantier.