Regjistrimi i diasporës për 11 majin/ Celibashi shpjegon procedurën, sa emigrantë janë regjistruar deri më tani
Këtë të shtunë u hap procesi i regjistrimit të diasporës, për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku për herë të parë emigrantët do të kenë mundësinë të votojnë nga shteti ku punojnë dhe jetojnë.
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka sqaruar detaje në lidhje me aplikimin në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER).